Vidhte biçikleta në Durrës, arrestohet 40-vjeçari

Shqipëria

Vidhte biçikleta në Durrës, arrestohet 40-vjeçari

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Policia e Durrësit pas disa denoncimeve të qytetarëve për vjedhje të biçikletave të tyre, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin Kristo Myftari 40 vjeç, banues në këtë qytet.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari, gjatë muajit shtator 2023, ka vjedhur në lagjet nr. 4, nr. 5 dhe nr. 17, biçikletat e 4 shtetasve të ndryshëm.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 biçikleta të vjedhura.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi K. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat