Të arrestuarit e “Tempullit”/ Lihen në burg dhjetëra persona në Durrës, Fier, Vlorë dhe Korçë, detyrim paraqitje për disa të tjerë

Shqipëria

Të arrestuarit e “Tempullit”/ Lihen në burg dhjetëra persona në Durrës, Fier, Vlorë dhe Korçë, detyrim paraqitje për disa të tjerë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Dhjetëra persona të arrestuar nën akuzën për prodhimin dhe shitje të lëndëve narkotike janë njohur këtë të diel me masën e sigurisë në Durrës, Fier, Vlorë dhe Korçë.

Gjykata ka caktuar masën për disa nga 233 të arrestuarit gjatë operacionit “Tempulli”, që u zhvillua me qëllim ndalimin e shitjes së drogave pranë shkollave.

15 persona të arrestuar gjatë operacionit kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Vlorë, janë lënë në arrest me burg. Ndërkohë, Gjykata e Vlorës ka vendosur lehtësim të masës së sigurisë për pesë të tjerë. “Arrest shtëpie” u vendos për shtetasit Shkëlqim Bakaj, Fatmir Alikaj, Julian Shabani, Eriselda Zekaj, Nikola Selimaj.

Gjyqtari i çështjes Hektori Sinani ka pranuar kërkesën e prokurorit Anton Pali për masë sigurie “arrest me burg” për 13 persona. Ai tregon se për dy gratë është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak të situatës së tyre, pasi kanë fëmijë të vegjël. Ndërsa për tre persona te tjerë masa është ndryshuar për shkak të moshës. Sipas avokatit ata nuk pranojnë që janë shitës, por pranojnë që janë vetëm përdorues.

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Fierit për një nga katër shtetasit që u arrestuan pak ditë më parë nga uniformat blu. Një nga të arrestuarit nuk është paraqitur në seancë, ndërsa për një tjetër u vendos masa “detyrim paraqitje”.

Të arrestuarit janë Jaho  Nuhu, Armando Smaka, Franko Stolla dhe Odisea Veliu.

Edhe në Korçë, gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe vendosi të lërë në burg 12 të arrestuar. Në total, janë 25 të arrestuar nga operacioni “Tempulli” në Korçë dhe të gjithë janë lënë në burg.   Përgjatë dy ditëve në gjykatë janë zhvilluar seancat për të gjithë të arrestuarit për të cikët organi i akuzës ka kërkuar të lihen në masën e sigurisë arrest në burg çka është pranuar edhe nga gjykata.

Ndërsa, në Durrës ka përfunduar grupi i parë,  gjatë të cilit u dëgjua akuza dhe mbrojtja e 16 prej të arrestuarve, por vendimi do të jepet pas orës 16.00, kur të përfundojë dhe grupi tjetër prej 14 vetash.  Seancat po zhvillohen me dyer te mbyllura. Mbrojtja e të arrestuarve ka pretenduar se të gjithë të arrestuarit janë përdorues të lëndëve narkotike dhe janë arrestuar në bazë të provokimeve të bëra nga ana e të infiltruarve të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat