Babë e bir nga Shqipëria kapen me 300 kilogramë kanabis në Mal të Zi

Shqipëria

Babë e bir nga Shqipëria kapen me 300 kilogramë kanabis në Mal të Zi

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

300 kilogramë kanabis është sasia që u kap nga autoritetet malazeze.

Të dyshuar janë dy persona, babai dhe i biri nga Durrësi.

Droga ishte vendosur në një kamion kur u bllokua në Doganën e Malit të Zi, njofton Policia e Shtetit.

Kanabisi kishte destinacion Austrinë.

“Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat