Dalin para gjykatës 9 të arrestuarit për drogë në Elbasan, mes tyre edhe “Ujku i Cërrikut”

Shqipëria

Dalin para gjykatës 9 të arrestuarit për drogë në Elbasan, mes tyre edhe “Ujku i Cërrikut”

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 10:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanë dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë nëntë personat e arrestuar në Elbasan.

Në kuadër të megaoperacionit kundër narkotikëve që u shtri në disa qytete.

Para trupit gjykues kanë dalë; Gildi Ballolli, Mikel Poçi, Stiven Faqolli, Saimir Rexhepi i njohur si “Ujku i Cërrikut”, Françesko Braho, Endrit Kovaçi, Ervis Duzha dhe punonjësi i policisë Sajmir Hysa.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të akuzuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat