Sherr mes dy të miturve në Shkodër, plagoset me thikë një 16-vjeçar, policia në kërkim të autorit

Shqipëria

Sherr mes dy të miturve në Shkodër, plagoset me thikë një 16-vjeçar, policia në kërkim të autorit

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 15:53
Policia

Mesditën e sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L..

Ai  ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat