Shokon mjeku: Ja droga që ju paralizon, të duket vetja si zot dhe sikur fluturon

Shqipëria

Shokon mjeku: Ja droga që ju paralizon, të duket vetja si zot dhe sikur fluturon

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 23:32
Adrian Fandi

Doktori Adrian Fandi, mjek urgjence, ka folur për pasojat që lë në sistemin nervor përdorimi i nitritit të azotit, ose i njohur ndryshe si gazi gazmor.

Pjesë nga biseda:

Fandi: Unë jam mjek urgjence dhe punoi gati 10 vjet në Mbretërinë e Bashkuar. Tre vitet e fundit kam hapur edhe një klinik private, ku i shërbej komunitetit shqiptar. Në Shërbimin e Urgjencës janë shtuar muajt e fundit rastet e përdorimit të nitritit të azotit, ose gazi gazmor, është një gaz që ka efekte të mëdha anësore në pjesën neurologjike. Mbështetem këtu edhe në një raport që ka nxjerrë BBC për një studim të 15 neurologëve në Angli, ku flitet për ta ndaluar këtë gaz sepse efektet anësore tek pacientët që frekuentojnë Shërbimin e Urgjencës janë në rritje dhe me simptoma neurologjike.

Kur flasim për simptoma neurologjike, pacientët pasi kanë përdorur gazin nuk janë të aftë të ecin, kanë probleme të marrjes së mendjes, pastaj vazhdojnë me të vjella dhe më pas ka pasur edhe raste pseudoepilepsie, e shoqëruar nga dridhjet e trupit. Kjo sepse ky gaz vepron në systemin nervor qëndror. Pastaj vijon me dhimbje koke, të vjella dhe alucinacione, kur ti nuk e ndjen më veten në këtë botë, por të duket si zog, sikur do fluturosh dhe mund të ndodh edhe ndonjë rast fatkeq që…

Duma: Ky gaz krijon varësi?

Fandi: Jo, nuk krijon varësi por e përdorin prapë sepse e ndjejnë veten të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat