600 euro për person! Arrestohet 36-vjeçari në Kukës, po transportonte në mënyrë të paligjshme 12 emigrantë

Shqipëria

600 euro për person! Arrestohet 36-vjeçari në Kukës, po transportonte në mënyrë të paligjshme 12 emigrantë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 09:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 36-vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Kukës pasi u kap në kufi me Kosovën teksa tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme 12 emigrantë, të cilët synonin të kalonin kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet Sh. M.(B.), merrte pagesë prej 600 eurosh për person për të transportuar emigrantët e paligjshëm, ndërsa këta të fundit po ndiqen penalisht.

Sekuestrohen automjeti i përdorur për transportimin e emigrantëve dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që do të transportonte emigrantë të paligjshëm, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 17”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. M.(B.), 36 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Fushë Krujë, duke transportuar me 1 automjet, nga Saranda në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 emigrantët, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat