Ahmetaj ankimon nga arratia kontrollin e banesës

Shqipëria

Ahmetaj ankimon nga arratia kontrollin e banesës

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 10:35
Arben Ahmetaj

Përmes avokatëve të tij, ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka ankimuar në
Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses, nga arratia.

Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lëna në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë. Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit.

Mbrojtja rëndit katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave

. Nga Kushtetuesja Ahmetaj kërkon shfuqizimin e e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat