Gjykata e Tiranës pritet të vendosë për ekstradimin e Dritan Goxhajt

Shqipëria

Gjykata e Tiranës pritet të vendosë për ekstradimin e Dritan Goxhajt

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës do të vendos sot për konkluzionet e mbrojtjes ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

Në seancën e shkuar ka qenë avokati mbrojtës i Goxhajt, Ardian Vishaj që ka parashtruar 4 arsye pse Goxhaj nuk duhet të ekstradohet drejt Gjykatës së Hagës. Sipas Vishajt, kjo është një çështje me natyrë politike.

“Çështja e parë që është shumë e rëndësishme është ajo e natyrës politike. Mungon një kërkesë ekstradimi e nënshkruar nga ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës. Dritani kërkohet për t’u ekstraduar drejt Mbretërisë së Holandës, jo drejt territorit të Kosovës. Një raport ekstradues ka një parim të shenjtë në ndërtimin e tij, që është e drejta e truallit dhe individi që premtohet për t’u dërguar në vendin kërkues duhet të çohet brenda kufirit gjeografik të atij vendi, pra vepra që i adresohet Dritanit është e papërcaktuar pse është penale,” – u shpreh Visha në fund të seancës së shkuar.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. 

Ish-luftëtari i UÇK-së akuzohet  se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Goxhaj dyshohet se akuzohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat