Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin! Motori me dy turistë përplaset me një makinë

Shqipëria

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin! Motori me dy turistë përplaset me një makinë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motorr i drejtuar nga turistë të huaj, ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një mjet.

Një prej turistëve (dyshohet femër), ka marrë dëmtime ndërsa është dërguar në spitalin e Pogradecit, ende nuk dihet gjendja shëndetësore pasi përplasja ka qenë e fortë.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat