Aksidenti në aksin Pogradec-Lin! Humb jetën shoferja italiane, arrestohet drejtuesi i “Benz-it”

Shqipëria

Aksidenti në aksin Pogradec-Lin! Humb jetën shoferja italiane, arrestohet drejtuesi i “Benz-it”

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 20:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shtetase italiane, që u përfshi në një aksident këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Lin, ka humbur jetën në spital.

31-vjeçarja nga Milano po drejtonte një motor, ku pasagjere ishte një tjetër italiane, kur është përplasur me një mjet tip “Benz”, pranë fshatit Udënisht.

Ajo u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pas disa orësh ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, shoferi 33-vjeçar i “Benz-it” është vënë në pranga, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat