Përfshihet nga flakët një banesë në Myltë të Lezhës, digjet kati i dytë

Shqipëria

Përfshihet nga flakët një banesë në Myltë të Lezhës, digjet kati i dytë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 20:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Myltë të Lezhës.

Flakët kanë djegur katin e dytë të banesës e cila ka qenë në ndërtim.

Familjarët nuk ndodheshin në shtëpi, në momentin kur ka rënë zjarri.

Dyshohet se shkak për zjarrin është një bombul gazi që po përdorej për punimet e banesës.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes ku të paktën për momentin zjarri është neutralizuar. Ndërkohë 3 zjarrfikëse janë në gadishmëri për shkak se ka prani të lartë polisteroli në katin e dytë të banesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat