Presidenti Begaj takohet ‘kokë më kokë’ me Borrell në New York, zbardhen detajet nga biseda

Shqipëria

Presidenti Begaj takohet ‘kokë më kokë’ me Borrell në New York, zbardhen detajet nga biseda

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 21:46
Presidenti Bajram Begaj - Borrell

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi këtë të martë një takim me përfaqësuesin e Lartë dhe zëvendës presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë të të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së.

Presidenti falenderoi Borrel për mbështetjen dhe vëmendjen që ai ka treguar gjithmonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe proceseve integruese të tij dhe veçanërisht për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Begaj shprehu vlerësimin për përkushtimin e Përfaqësuesit të Lartë dhe Komisionit për të mbajtur në fokus integrimin e rajonit, pavarësisht debateve dhe diskutimeve brenda BE-së.

Në këtë kontekst ai theksoi se një perspektivë e qartë evropiane e rajonit, është garanci për sigurinë dhe të ardhmen e tij.

Begaj u shpreh shpresëplotë për pasjen sa më shpejt, të rezultateve të prekshme dhe konkrete në proceset integruese në hapjen e grup-kapitujve themelorë nëpërmjet konferencës së dytë ndërqeveritare dhe siguroi se Shqipëria do të vijojë me vendosmëri procesin e reformave të brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat