Adriatik Lapaj plas deklaratën e fortë: Jetojmë në republikën e vdekjes

Shqipëria

Adriatik Lapaj plas deklaratën e fortë: Jetojmë në republikën e vdekjes

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 22:05
Edi Rama

Lideri i lëvizjes “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin “Open” ka folur për optikën dhe zhvillimet që lidhen me Shqipërinë.

Për të disatën herë ai përmend në artikulimin e tij disbalancën që ekziston në raport me vdekjet dhe lindshmërit në vend, ku këto të fundit janë me një numër jashtëzakonisht të ulur.

“Shqipëria ka më shumë vdekje se lindje në vitin 2022. Sot kjo është një republikë e vdekjes.

Vdesin shumë më shumë njerëz se sa lindin. Hiq Tiranën, 9 qarqe në vend kanë më shumë vdekje se sa lindje.

Po të fusim dhe faktin se 5 shqiptarë në orë largohen nga ky vend, ne shkojmë në një shifër që këtë vend e çon drejt shpopullimit total në 20 vitet që vijnë. Këto janë fakte, unë iu referova INSTAT-it”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat