Zgjedhjet në Kukës, Celibashi zbulon kostot: Pse s’janë pranuar 11 komisionerët e PD

Shqipëria

Zgjedhjet në Kukës, Celibashi zbulon kostot: Pse s’janë pranuar 11 komisionerët e PD

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 12:29
Ilirjan Celibashi

Qytetarët e Kukësit do t’i drejohen sërish qendrave të votimit këtë 24 shtator për të zgjedhur kryebashkiakun e ri pas shkarkimit nga detyra të Safet Gjici.

Në një deklaratë për media, kryekomisioneri Celibashi bëri me dije se nga ana e KQZ-së gjithçka është gati.

Ai nënvizoi se kostoja e këtyre zgjedhjeve do të jetë 25 milionë lekë të reja.

Këto zgjedhje do i kushtojnë buxhetit të shtetit 25 457 496 lekë, nuk janë paratë e kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë të nevojshëm se s’duhej buxhet shtesë pasi nga zgjedhjet e 14 majit rezulton që ka kursime që mundësojnë zhvillimin e procesit gjyqësor pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit”, tha Celibashi.

Gjithashtu Celibashi u pyet se pse janë miratuar vetëm 9 nga 20 propozime të PD për komisionerët që do të operojnë në qendrat e votimit. Në përgjigjen e tij Celibashi tha se 11 komisionerët e tjerë janë me mungesë dokumentacioni dhe mund t’i plotësojnë ato deri ditën e zgjedhjeve.

11 propozimet e tjera janë me mangësi në dokumentacion. Jemi në këtë proces i cili objektivisht lindi si problematikë për shkak të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që i dha të drejtën PD që të ketë një komisioner më shumë në të gjitha qendrat e votimit, dhe ndoshta dhe ata kanë qenë të papërgatitur për të plotësuar dokumentacionin. nëse nuk e përmbushin këtë deri në ditën e zgjedhjeve, do bëhen zëvendësimet përkatëse. Por besoj se janë duke bërë plotësimin”, tha Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat