“Këmbanat e alarmit kanë rënë, duhet të dëgjohen” Nora Malaj: Rezultatet aktuale nga arsimi, të trishta!

Shqipëria

“Këmbanat e alarmit kanë rënë, duhet të dëgjohen” Nora Malaj: Rezultatet aktuale nga arsimi, të trishta!

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:32
Nora Malaj

Të trishtë e cilëson ekspertja e arsimit, profesore Nora Malaj fillimin e shkollës në arsimin parauniversitar ku tendenca gjithnjë e më shumëshkon drejt tkurrjes së numrit të nxënësve.

“Tashmë këmbanat kanë rënë e duhen dëgjuar nga niveli më i lartë i politikbërjes”,-thotë Malaj. Shpopullimi, emigracioni brenda dhe jashtë vendi, janë tre arsyet që kanë ulur numrin e nxënësve të regjistruar në shkolla.

Rezultatet aktuale janë pak të trishta, pasi tregojnë se kemi një braktisje të shkolleës, 1400 nxënës më pak në gjimnaze dhe 700 nxënës më pak janë këtë vit shkollor në klasat e para. Ka tre arsye perse ka ndodhur rënia e numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar, si fillim është shpopullimi, arsyeja e dytë është se prindërit bëjne bashkime familjare, i heqin fëmijet nga shkollat dhe arsyeja e tretë është migrimi brenda vendit. Kështu në qytetin e Tiranës klasa ka 40 nxënës nga 30 nxënës që duhet të ketë sipas rregullave, ndërsa shkollat nëpër fshatra po mbeten bosh”-thotë Malaj.

Numri i të regjistruarve në shkollat profesionale në varesine e ministrise së Financave dhe Ekonomise nuk është bërë publik dhe sipas profesore Nora Malaj qeveria fshihet pas këtij fakti për të fshehur rënien e numrit të nxënësve

“Thuhet se numri i nxënësve ka rënë për shkak se kanë shkuar në shkollat profesionale, nuk eshte argumenti, ky është te sillesh si struci”-,thotë Malaj.

Ekspertja e arsimit Nora Malaj thotë se braktisja e shkollës po krijon një kontigjent analfabetësh pasi mungon politika ndërgjegjësuese për të ndryshuar situatën.

Profesore Nora Malaj bën thirrje për krijimin e një komiteti mbarëkombëtarë për të shpëtuar sistemin arsimor parauniversitar duke hartuar një plan strategjik me perspektive për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat