Nuk u pranua si kryetare e grupit parlamentar, Flutura Açka braktis Konferencën e Kryetarëve

Shqipëria

Nuk u pranua si kryetare e grupit parlamentar, Flutura Açka braktis Konferencën e Kryetarëve

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 15:37
Flutura Açka

Flutura Açka ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme, pasi nuk është pranuar nga Kuvendi si kryetare e grupit parlamentar.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Açka ka marrë pjesë në Konferencë si kryetare e Komisionit të Arsimit, por nuk e ka pranuar këtë rol dhe është larguar nga mbledhja në nisje të saj.

Pasi Kuvendi ka njohur Gazment Bardhin në këtë funksion, mësohet se Flutura Açka nuk është dakordësuar dhe ka zgjedhur të lërë mbledhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat