Kjo është e reja që humbi jetën sot në Laç

Shqipëria

Kjo është e reja që humbi jetën sot në Laç

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:01
E ndjera, Manjola Malçi

Mëngjesin e sotëm u regjistrua një aksident rrugor te mbikalimi i Patokut Laç.

Drejtuesja e mjetit humbi kontrollin duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Si pasojë e ngjarjes, shoferja, 32-vjecarja Manjola Malçi humbi jetën.

E reja ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat