Rama në OKB: Nuk e kemi menduar se një agresion si i Rusisë nuk do të dënohej nga të gjitha shtetet

Shqipëria

Rama në OKB: Nuk e kemi menduar se një agresion si i Rusisë nuk do të dënohej nga të gjitha shtetet

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 17:54
Edi Rama

“President Zelensky, jam mirënjohës për praninë tuaj këtu, në një moment kaq tragjik në hsitorinë e vendit tuaj. Fjalët tuaja përkthejnë dhimbjet e bashkëatdhetarëve tuaj dhe përcjellin kurajon e popullit tuaj, dhe shpresën e patjetërsueshme të kombit tuaj.

Shkëlqesi, ndërkohë që bota ka nevojë më shumë se kurrë për një ndjenjë të mprehtë përgjegjësie, prej të gjithëve ne, konflikte, kapje jokushtetuese të pushtetit, përmbytje shkatërrimtare, zjarre masive, ajo çfarë dëshmohet ndërkohë, janë qëndrime gjithmonë e më përçarëse, konfliktualitet në rritje brenda shteteve.

Kush mund ta përfytyronte jo shumë kohë më parë, që në dekadën e tretë, në sheklullin 21, një luftë shkatërrimtare, e nisur nga një anëtare e përhershme të këtij Këshilli, do ta vinte Evropën në rrezik.

Kush do të mund ta përfytyronte, që një agresion i pajustifikuar, i paprovokuar, nuk do të dënohej menjëherë botërisht nga të gjitha kombet në OKB”, theksoi kreu i qeverisë shqiptare./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat