Fatos Nano del nga spitali, rikthehet në shtëpi pas gati një muaj

Shqipëria

Fatos Nano del nga spitali, rikthehet në shtëpi pas gati një muaj

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 19:44
Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano ka dalë nga spitali dhe është rikthyer në shtëpi pak më parë.

Mësohet se ai është shoqëruar me ambulancën e spitalit privat Hygea.

Ish kryeministri ishte shtruar në spital që prej 24 gushtit pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe vuante nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.

Gjatë kësaj kohë, Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat