“Postet” përplasin PD/ Bardhi shkon në Konferencën e Kryetarëve. Açka, e dërguara e Bashës braktis mbledhjen

Shqipëria

“Postet” përplasin PD/ Bardhi shkon në Konferencën e Kryetarëve. Açka, e dërguara e Bashës braktis mbledhjen

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 19:52
Gazment Bardhi

Përplasjet mes tyre demokratët po i zhvendosin në Kuvend, ndërsa ende Nikolla nuk e ka thënë fjalën e saj të fundit, se kujt i takon posti i kryetarit të grupit parlamentar të PD-së.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Konferencës së Kryetarëve, ishte Gazment Bardhit, si kreu në fuqi i demokratëve në parlament. Ishte dhe Flutura Açka, së cilës Basha ia ka deleguar këtë post. Por ajo e la që në fillim mbledhjen, duke kërkuar qartësi për postin.

Por sherri i demokratëve në parlament duket se do të rrijë ndezuar edhe për Reformën Zgjedhore, e shpallur, prioritet si nga Basha, ashtu dhe nga Bardhi-Berisha. Bardhi kërkon largimin e Alibeajt nga bashkëkryesimi i Komisionit, duke e propozuar nënkryetarin e Berishës, Oerd Bylykbashi.

Për përbërjen Parlamenti do të shprehet në seancë parlamentare, këtë të enjte. Në rendin e diskutimeve është dhe zgjatja e afatit të komisionit të reformës, që për dy vite ka dështuar të nis punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat