I vunë zjarrin një sipërfaqe toke në Vloçisht të Maliqit, nën hetim dy të miturit

Shqipëria

I vunë zjarrin një sipërfaqe toke në Vloçisht të Maliqit, nën hetim dy të miturit

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Dy të mitur në Vloçisht të Maliqit janë vënë nën hetim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për dy shtetas të mitur 13 vjeç dhe 9 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Vloçisht, pasi dyshohet se janë autorë të zjarrvënies në një sipërfaqe toke me barishte të thata, në kodrat e fshatit Vloçisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

-Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në fshatin Vloçisht, u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe municion luftarak. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. A., 27 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në Libonik, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ai drejtonte, u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilën dyshohet se ia kishte blerë 20-vjeçarit A. M. Sasitë e lëndëve narkotike dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat