“Në gjirin tuaj, kryepensionisti më i paguar”, Berisha i kthehet Gogut: Pastor, sado që të më luftosh, s‘do të bëjnë kryetar grupi të PS

Shqipëria

“Në gjirin tuaj, kryepensionisti më i paguar”, Berisha i kthehet Gogut: Pastor, sado që të më luftosh, s‘do të bëjnë kryetar grupi të PS

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 14:25
Toni Gogu- Sali Berisha

Pas deklaratës ironizuese të deputetit socialist, Toni Gogu se opozita kishte në gjirin e saj një kryepensionist më të paguar, vjen reagimi nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit duke iu përgjigjur Gogut, theksoi se sado që e kishin porositur që të shante ish-kryeministrin, deputeti s’do të bëhej kurrë kryetar grupi i PS-së.

“Për të treguar çmimet e konsumit, që janë rritur rreth 70% dhe që janë jashtë mundësisë së ekzistencës së tyre. Sot skema e pensionit fakton se 48% e pensionistëve janë me pension të pjesshëm.

Do ju lexoj vetëm një përmbledhje. Një pensioniste merr 65 mijë lekë të vjetra pension. Këto që thoni ju janë hipokrizi, lot krokodili, pëshpëritësi. Si t’ja zgjidhim ne këtyre. Si kjo zonja apo zotërinjtë, janë 48% e pensionistëve. Ne rrimë dhe citojmë, pensionet e larta në fshat dhe qytet. Edi Rama, McGonigal, Neza, kanë vepruar si grup kriminal. Kanë kryer veprime kundër biznes, kundër opozitës. Po ky pastor, Amant Josifi? A ndjen dhembshuri për pensionistët europianë ku përmes skemës së tij janë vjedhur miliona euro. Sado që të luftosh Berishën, nuk të bëjnë kryetar grupi pastor. Kaq kisha.”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat