A do të pranonte Spartak Ngjela të ishte avokati mbrojtës i Berishës për non grat-ën? Ja përgjigjja epike e avokatit

Shqipëria

A do të pranonte Spartak Ngjela të ishte avokati mbrojtës i Berishës për non grat-ën? Ja përgjigjja epike e avokatit

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 16:27
Sali Berisha dhe Spartak Ngjela

I ftuar në një intervistë televizive avokat Spartak Ngjela ka folur për ish-kryeministrin Sali Berisha, tashmë të shpallur non grata nga Britania dhe SHBA.

Ngjela u shpreh se nuk do të pranonte të ishte avokati mbrojtës për Berishën, pasi ish-kryeministrin e ka kundërshtar politik.

“Unë nuk mund të mbroj Berishën si avokat. Berishën e kam kundërshtar politik. Kjo nuk mund të ndodhë. Morali i brendshëm i avokatisë është që avokati nuk e refuzon klientin që i vjen. Por mes nesh është problem politik.

Unë jam kundërshtar politik me Sali Berishën. Ky fakt e bën edhe atë të mos më kërkojë mua si avokat”, u shpreh Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat