Deputeti i PD: Nuk presim të heqin non gratën e Berishës, çfarë ka ndryshuar te amerikanët

Shqipëria

Deputeti i PD: Nuk presim të heqin non gratën e Berishës, çfarë ka ndryshuar te amerikanët

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 00:39
Edi Paloka

Ambasada Amerikane tha sot që aktorët e politikës duhet të rishikojnë me kujdes qëndrimet e tyre pranë personave të shpallur “non grata”.

Në lidhje me këtë, reagoi dhe deputeti i PD, Edi Paloka i cili në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se ambasada kishte të njëjtin qëndrim që ka pasur gjithmonë.

Më tej ai nënvizoi se nuk presin që Ambasada Amerikane t’i heqë ‘non gratën’ Berishës, duke theksuar se ky i fundit së bashku me deputetët e tjerë janë zgjedhur nga elektorati i djathtë.

“Ambasada i është përgjigjur një media, nuk ka një deklaratë.  Ambasada ka të njëjtin qëndrim që ka pasur gjithmonë. Nuk presim që Ambasada Amerikane t’i heqë ‘non gratën’ Berishën. E mbanin mend kur ishte ajo zonja tjetër që i kërcënoi shqiptarët se do të hani bar, nëse nuk përjashtoni Berishën, duke mos marrë parasysh fare se Berishën dhe 50 deputetë të tjerë i ka zgjedhur elektorati i djathtë, nuk i ka zgjedhur ambasada. Kjo pjesë është ezauruar ka dy vite".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat