Shtohen pagesat me rrugë bankare, karta zëvendëson lekun në dorë

Shqipëria

Shtohen pagesat me rrugë bankare, karta zëvendëson lekun në dorë

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Pagesat në rrugë bankare shqiptarët ka shënuar rritje gjatë këtij viti. Të dhënat e Bankës Qendrore, tregojnë se në gjysmën parë të vitit, numri i blerjeve apo transferimeve arriti në 18.7 mln. Rritja, në raport me vitin e kaluar është 18%.

Banka vë në dukje, se bashkë me pagesat, është rritur edhe vlera totale e transaksioneve. Ajo arriti në 2.9 trilionë lekë, një rritje me 8% në krahasim me 6-mujorin e parë të vitit 2022.

Pagesat me karta zënë peshën kryesore tek veprimet alternative që zëvendësojnë lekun, me rreth 60% të totalit.  Veprimet me kartë ende dominohen nga tërheqjet e parasë cash nga bankomatet, ndërkohë që përhapje të gjerë po njohin edhe pagesat në terminalet POS.

Risia më e rëndësishme e këtij viti është se tashmë transfertat bankare po dominohen nga veprimet në kanalet e elektronike.  Rreth 56% e numrit total të këtyre transfertave u kryen në formë jo-letër, nëpërmjet kanaleve elektronike.

Sipas vlerësimeve më të fundit të Bankës së Shqipërisë, numri i individëve në moshë madhore që zotërojnë një llogari bankare ka arritur në 66% të totalit. Kjo tregon se përdorimi i shërbimeve bankare ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat