Transportuan dhjetëra emigrant të paligjshëm dhe më pas i morën peng, vihen në pranga tre persona

Shqipëria

Transportuan dhjetëra emigrant të paligjshëm dhe më pas i morën peng, vihen në pranga tre persona

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 16:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë vënë në pranga pasi transportuan 23 emigrantë të paligjshëm dhe më pas i mbajtën në një banesë të braktisur duke ju hequr lirinë në këmbim të 10 000 eurove.

Gjatë ndjekjes në fshatin Bregas të Maliqit një prej të arrestuarve nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ndërsa tjetri posedonte shkop metalik në automjet.

Uniformat blu kanë sekuestruar 3 automjete, 3 aparate celulare, shkopi metalik, sasi në euro dhe lekë.

Në operacionin policor të koduar “Midnight 21” u vunë në pranga:

-K. A., 38 vjeç, banues në fshatin Bregas të Maliqit;

-A. L., 24 vjeç, banues në Vlorë;

-E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat