Aktivizohen 3 vatra zjarri në Kavajë, zjarrfikëset neutralizojnë flakët

Shqipëria

Aktivizohen 3 vatra zjarri në Kavajë, zjarrfikëset neutralizojnë flakët

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

3 vatra zjarri janë aktivizuar pasditen e kësaj të premteje në Kavajë.

Tek ish-Vaskat e Peshkut, 65-vjeçari Azem Kola në tentativë për të djegur disa mbetje urbane, i ka vënë flakën aksidentalisht një kasolleje.

Burime bëjnë të ditur se forcat e policisë po kryejnë procedurat për ta proceduar penalisht.

Në fshatin Agonat dhe tek ish-fabrikat e qelqit kanë shpërthyer dy vatra të tjera zjarri, të cilat po ashtu janë neutralizuar në kohë nga forcat zjarrfikëse.

Për shkak të aktivizimit të tyre në të njejtën kohë, në ndihmë të forcave zjarrfikëse Kavajë ka ardhur dhe një mjet i asaj të Rrogozhinës.

Momentalisht të treja vatrat janë shuar pa shkaktuar asnjë dëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat