Gazetari: Qëndrimi i SHBA për non-gratën ishte për Gaz Bardhin

Shqipëria

Gazetari: Qëndrimi i SHBA për non-gratën ishte për Gaz Bardhin

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 19:38
Gazment Bardhi

Gazetari Flogert Muça ështe shprehur se veprimet që ka bërë Sali Berisha dhe Lulzim Basha që prej gati dy vitesh janë të tejmbushura me falsifikime.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Muça nënvizoi se qëndrimi që I SHBA dy ditë më parë ishte për Gazment Bardhin që u ulë në tavolinë me Sali Berishën.

“Ajo që ka bërë Berisha nga përjashtimi i tij deri më sot dhe ajo që ka bërë Basha nga largimi i tij deri më sot, me Kuvende Kombëtare janë të tejmbushura me paligjshmëri dhe falsifikime të jashtëzakonshme.

Kemi Bashën dhe Berishën, nuk ka këtu PD që e ka njëri apo tjetri. Dhe këto historitë që kam shkuar dhe s’kam shkuar te Berisha janë tallje me njerëzit. Këtë që ka bërë Bardhi e kanë kuptuar dhe amerikanët, e thanë dje. Ajo ishte  për Bardhin, që u ulë me Berishën”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat