Dy të arrestuar në aksin Milot-Lezhë, po transportonin 12 emigrantë të paligjshëm

Shqipëria

Dy të arrestuar në aksin Milot-Lezhë, po transportonin 12 emigrantë të paligjshëm

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga në Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bllokada”.

Në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, janë lokalizuar dhe ndaluar për kontrolle, automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasit Kujtim Ukaj dhe Edmir Jaho.

Në këto automjete ishin në total, 12 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin nga 2 të arrestuarit, kundrejt 500 eurove/person, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme.

Me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat