Lihet në burg Klered Bozhanaj, avokati i tij kërkon ekspertim të gjendjes mendore

Shqipëria

Lihet në burg Klered Bozhanaj, avokati i tij kërkon ekspertim të gjendjes mendore

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 10:55
Klered Bozhanaj

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 42-vjeçarin Klered Bozhanajn që tre ditë më parë plagosi me armë zjarri efektivin Edlir Alleshi.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ai deklaroi se është amerikan dhe jo shqiptar, duke shfaqur paqëndrueshmëri mendore edhe në gjykatë.

Edhe avokati i tij i mbrojtjes Roland Llalla, kërkoi ekspertim të gjendjes mendore dhe shtrim të detyruar spitalor, por gjykata caktoi arrest ne burg.

Kujtojmë se edhe gjatë dëshmisë së dhënë ditën e djeshme, 22 shtator, Bozhanaj ka dhënë deklarata kontradiktore, duke pretenduar ndër të tjera se ishte “komantant i Pentagonit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat