Shpërndanin kokainë në lokalet e natës së Dhërmiut, arrestohen dy persona

Shqipëria

Shpërndanin kokainë në lokalet e natës së Dhërmiut, arrestohen dy persona

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës, pasi shpërndanin drogë kryesisht në lokalet e natës në zonën e Dhërmiut

Personat G. H., 25 vjeç, dhe E. M., 21 vjeç, të dy banues në Elbasan akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me të cilin qarkullonin dy të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me kokainë, dy aparate celulare, sasi parash (lekë, euro, paund dhe franga) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat