Megaoperacioni Tempulli/ Hajdarmataj: Shumë bujë, asnjë bos droge nuk është arrestuar

Shqipëria

Megaoperacioni Tempulli/ Hajdarmataj: Shumë bujë, asnjë bos droge nuk është arrestuar

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:27
Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj tha në një intervistë për Euronews Albania se e vlerëson punën e policisë për operacionin “tempulli” por nuk mendon se ajo është një arritje aq e madhe sa po përflitet.

Sipas tij është e vërtetë që ka shumë të arrestuar, por ata të arrestuar sipas ish-drejtuesit të policisë janë hallka e fundit e zinxhirit dhe nuk ndikojnë në prishjen e strukturës së grupeve kriminale.

“Në qoftë se do marrim zinxhirin e aktivitetit kriminal, ne kemi kapur për mendimin tim hallkën e fundit. Hallka e fundit, ka vlerë por nuk ka vlerë reale, pasi nuk e prish zinxhirin e aktivitetit kriminal. Ne kemi kapur shpërndarësit që shesin pranë shkollave e pranë lokaleve por nuk kemi kapur as atë që bën ndërmjetësin dhe nuk kemi kapur as atë që organizon shpërndarjen dhe as prodhuesin.

Kemi një hetim të tillë që në fund të fundit kemi diçka por jo aq shumë sa komentohet dhe bëhet publike. Unë personalisht nuk jam me konceptin që të ushqejmë qytetarët me kaq pompozitet dhe me kaq bujë”,-tha Arben Hajdarmataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat