Dilaver Goxhaj: Im bir nuk kërkon mëshirë, por drejtësi

Shqipëria

Dilaver Goxhaj: Im bir nuk kërkon mëshirë, por drejtësi

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 15:59
Dilaver Goxhaj

Babai i Dritan Goxhaj, ish-gjenerali Dilaver Goxhaj tha na një intervistë për Euronews Albania se djali i tij i cili ka luftuar në dy luftëra për t’i shërbyer kombit, po mbahet në paraburgim e mund të ekstradohet për në Gjykatën e Hagës për shkak të mbrojtjes së fjalës së lirë.

Ish-gjenerai tha se Dritani, nuk ka bërë asnjë krim ndaj ai nuk kërkon mëshirë, por drejtësi, pasi çdo veprimtari e tij, ka qenë në shërbim të kombit.

Vetëm një gjë di të deklarojë besnikërisht dhe publikisht e gjithë veprimtaria e djalit tim dhe si e gjithë familjes sonë, ka qenë në shërbim të luftës kombëtare për çlirim dhe për bashkim kombëtar, sipas platformës politike dhe ushtarake të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, në harmoni të plotë me aleatët tanë strategjik, të djeshëm dhe të sotëm, sikundër janë Bashkimi Europian, NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëndrimi i djalit tim Dritanit, si dje, sot dhe nesër, ka qenë dhe është në shërbim të mëmëdheut. Ky deklarim është konsideruar i nevojshëm të kryhet edhe nga djali im në respekt të mijërave shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ai atje ku është në paraburgim nuk kërkon mëshirë, por vetëm drejtësi. Im bir më ka porositur që të përcjell mesazhin e filozofit të shquar amerikan Jefferson, i cili në ditën e betimit të tij në cilësinë e Presidentit të SHBA deklaroi; “Unë jam betuar mbi altarin e zotit të luftoj përjetësisht çdo formë tiranie ndaj mendjes njerëzorë”, Dritani arrestohet për këtë tirani ndaj mendjes njerëzore”,-tha ish-gjenerali Dilaver Goxhaj.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës ka pranuar ekstradimin për ish-luftëtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat