Dhunoi fizikisht një 55-vjeçar, arrestohet autori në Lezhë

Shqipëria

Dhunoi fizikisht një 55-vjeçar, arrestohet autori në Lezhë

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Policia e Lezhës kas arrestuar pasditen e sotme shtetasin Alfred Prendi, 36 vjeç, banues në Spiten, Lezhë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.

Ky shtetas, në hyrje të fshatit Spiten, për shkak të një konflikti që ka pasur me shtetasin Gj. S. 55 vjeç, banues po në fshatin Spiten, Lezhë, në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, me qëllim i ka goditur mjetin 55-vjeçarit.

Si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.

I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat