Transportonte veshje pa deklarata origjine dhe pa fatura, procedohet 44-vjeçari në Lezhë

Shqipëria

Transportonte veshje pa deklarata origjine dhe pa fatura, procedohet 44-vjeçari në Lezhë

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 16:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Goditet një rast i shkeljes së pronësisë industriale për shkak se transportonte veshje të firmave të ndryshme, pa deklaratat e origjinave si dhe pa fatura tatimore përkatëse.

Sekuestrohen 1563 artikuj veshje sportive me vlerë totale rreth 2 000 000 lekë, proçedohet penalisht poseduesi i tyre.

Gjithashtu, vihet në pranga edhe një 36-vjeçar, pasi, pas një konflikti me një 55-vjeçar, e ka dhunuar fizikisht si dhe i ka dëmtuar edhe automjetin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare kanë referuar materialet hetimore në Prokurori për fillimim e proçedimit penal ndaj shtetasit F. Ll., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas, në fshatin Rrasfik, Mirditë, në rrugë, është konstatuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë me automjetin e tij tip “Benz”, ku pas kontrollit të mjetit iu gjetën 1563 pako me veshje të firmave të ndryshme, për të cilat nuk dispononte asnjë dokument mbi origjinën e tyre si dhe as faturë tatimore përkatëse. Vlera totale e mallrave të sekuestruar është rreth 2 000 000 lekë të reja.

Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. 36 vjeç, banues në Spiten, Lezhë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.

Ky shtetas, në hyrje të fshatit Spiten, për shkak të një konflikti që ka patur me shtetasin Gj. S. 55 vjeç, banues po në fshatin Spiten, Lezhë, në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, me qëllim i ka goditur mjetin 55-vjeçarit, si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.

I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat