​Begaj takon Lajçakun: Shqipëria e vendosur për de-eskalimin e situatës Kosovë - Serbi

Shqipëria

​Begaj takon Lajçakun: Shqipëria e vendosur për de-eskalimin e situatës Kosovë - Serbi

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 18:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Përgjithshme ka takuar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Presidenti Begaj e siguroi Lajçakun, se Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

“Roli BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë.

Roli BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat