Deklarata e Presidentit për vizitën në varrezat e Kllogjerit, Idrizi: Jam i keqardhur nga Begaj, do t’i kërkoj takim Presidentit kur të mbërrijë nga SHBA

Shqipëria

Deklarata e Presidentit për vizitën në varrezat e Kllogjerit, Idrizi: Jam i keqardhur nga Begaj, do t’i kërkoj takim Presidentit kur të mbërrijë nga SHBA

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 22:03
Foto nga studio

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet u shpreh i keqardhur për deklaratat e Presidentit Bajram Begaj i cili nga SHBA kur u pyet nëse do të vizitojë varrezat e Kllogjrit, kërkoi që të kihej kujdes me këtë çështje që të mos bëhej shkak për nacionalizma.

I ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Idrizi tha se do ti kërkojë takim Presidentit kur të mbërrijë nga SHBA për të mësuar më shumë për qëndrimin e tij.

Çështja ‘Beleri’ ka marrë përmasa të mëdha. Ministri grek ka shkuar ka takuar Belerin, ndërkohë që gjykata e ka thënë fjalën e saj

Rasti i Belerit është rasti tipik se si një person zgjidhet për të krijuar tensione dhe është rasti për të kuptuar asimetrinë e Greqisë ndaj Shqipërisë. Ky rast tregon pafuqinë e Shqipërisë për të treguar ato që janë interesi i saj, heqja e ligjit të luftës, çështja çame dhe çështje të tjera. Një person si Beleri, i akuzuar edhe për masakrën e Peshkopisë, po flasim për një njeri që është i dënuar për djegien e simboleve kombëtare, si është e mundur që mbrohet nga shteti grek? Si është e mundur që vjen Dhoma e Avokatëve të Greqisë në Shqipëri për të mbrojtur Belerin dhe mjaftonte një pyetje e gazetarit të News24 që e pyeti se çfarë kishin për të thënë për të drejtën e Çamërisë dhe ata heshtën si fija e barit. Greqia sa herë që i jepet rasti përdor një arrogance të çuditshme dhe Shqipëria asnjëherë nuk kujtohet ri kërkojë palës greke faktin që ne kemi një ligj lufte.

Ka pasur një reagim të zotit Begaj me takimin me shqiptarët në SHBA. Si e patë reagimin e tij?

Ishte një ndër aktivistët më të mirë të çështjes shqiptare, Marko Kepi që e pyeti nëse do keni një vizitë në varrezat e Kllogjerit. Jam shumë i keq ardhur për përgjigjen e zotit Begaj sepse një president duhet ta dijë që çështja e shqiptarëve të Çamërisë është një çështje e cila është detyrim për çdo ofiqar nga ai i pari që ta artikulojë qartë dhe drejtë. Ka një rezolutë nga Parlamenti i Shqipërisë që e detyron shtetin shqiptar ta adresojë dhe të përpiqet në zgjidhen e kësaj çështje. Prisja që Presidenti i republikës të shprehej qartë si një çështje që buron nga këto dokumente. Të ngatërrosh Finiqin ku tha se isha aty për një çështje të ngjashme dhe ta ngatërrosh me gjenocidin mbi shqiptarët e Çamërisë…

Është një deklaratë e nxituar apo e mirë menduar?

Kur shikoja se si vinte vërdallë presidenti nuk u ndjeva mirë. Unë do ti kërkoj një takim Presidentit ku ti kërkoj në mënyrë të qartë.

Do ti kërkoni takim për këtë deklaratë?

Për artikulimin e pamjaftueshëm. Unë po i drejtohem Presidentit që e kam votuar në Parlament. Përtej kësaj nuk besoj se ka ndonjë çështje të rëndësishme Bajram Begaj. Nuk mund të thotë ai që të drejtat e njeriut janë universale dhe që mos bëhet shkak për nacionalizma. Unë e refuzoj këtë.

Keni thënë që jam pro Ramës për çështjen Beleri. Në çfarë konteksti e keni thënë?

Kam qenë njeriu që nga të paktët që nga shtatori i vitit të kaluar kur diskutohej kandidatura e Belerit, deklarova që ky njeri me kaq rekorde nuk mund të jetë kandidat për asnjë parti. Një njeri që akuzohet për vrasje, del me flamurin e Vorio Eprit, përballë Greqisë që mban një ligj lufte me Shqipërinë, nuk njeh çështjen çame, nuk njeh Kosovën, unë zgjedh kryeministrin e Shqipërisë. Ky është rasti të jemi me kryeministrin e Shqipërisë sepse nëse nuk bashkohemi as në këtë pikë për çfarë rrimë në politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat