Zjarri në fabrikën e bojrave/ Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, qarkullohet vetëm nga rruga e vjetër

Shqipëria

Zjarri në fabrikën e bojrave/ Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, qarkullohet vetëm nga rruga e vjetër

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 00:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, është përfshirë nga flakët një fabrikë bojrash, për këtë shkak është bllokuar qarkullimi i automjeteve.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.

Qarkullimi i automjeteve do të bëhet vetëm nga rruga e vjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat