Zjarri në fabrikën e bojërave, dëme të konsiderueshme nga flakët

Shqipëria

Zjarri në fabrikën e bojërave, dëme të konsiderueshme nga flakët

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 09:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarri që ra mbrëmjen e djeshme në një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës ka lënë pas dëme të mëdha materiale.

Në ajër për shkak të lëndëve kimike që ka pasur fabrika, është ndotur ajri dhe rekomandohet të shmanget kalimit aty pranë.

Gazetari Edison Vatnikaj, raportoi live nga vendi i ngjarjes ku shikoshin qartë dëmet që ka lënë pas zjarri.

Disa zjarrëfikës janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, pasi janë helmuar nga djegia e lëndëve kimike në fabrikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat