Mbyllet procesi i votimit në Kukës, 4 mijë votues më pak se në maj

Shqipëria

Mbyllet procesi i votimit në Kukës, 4 mijë votues më pak se në maj

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 19:44
Gazetari Ardit Hoxha

Është mbyllur procesi i votimit për kryetarin e Bashkisë së Kukësit

Gazetari Ardit Hoxha bën me dije se në krahasim me muajin maj ku u mbajtën zgjedhjet vendore, sot pjesëmarrja ishte më e ulët.

Mësohet se kutive të votimit i janë drejtuar 19, 739 qytetarë (44,26%), ku kandidatë për Bashkinë Kukës janë Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj nga Partia Socialiste.
Këtë herë kanë qenë 4 mijë votues më pak.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë procesit të votimit nuk ka pasur problematika.

Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit vijnë pas dorëheqjes së Safet Gjicit nga posti, pas publikimit të video-skandalit duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin.

Aktualisht Gjici ndodhet në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat