Zgjedhjet në Kukës/ KQZ thirrje partive: Emëroni anëtarët e grupeve të numërimit pa humbur kohë

Shqipëria

Zgjedhjet në Kukës/ KQZ thirrje partive: Emëroni anëtarët e grupeve të numërimit pa humbur kohë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Edhe pse kanë kaluar tri orë nga përfundimi zyrtar i votimit në Kukës, procesi i numërimit nuk ka nisur ende. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bëri thirrje partive politike që të emërojnë pa humbur kohë anëtarët e grupeve të numërimit.

Ky institucion u kujton partive detyrimin ligjor, ndërsa thotë se procesi i numërimit duhet të vijojë pa ndërprerë.

“Pas përfundimit të marrjes në dorëzim të të gjitha kutive të votimit dhe pranimit të tyre të rregullta në masën 100% nga KZAZ Kukës, KQZ Shqipëri i bën thirrje subjekteve zgjedhore që kanë të drejtë të emërojnë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave që të veprojnë pa humbur kohë dhe të vijojnë me detyrimin ligjor të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë”, apeloi KQZ.Në zgjedhjet e pjesshme  për Bashkinë e Kukësit nuk ka pasur incidente dhe parregullsi.

Kutitë e votimit, rreth orës 22:00 u vendosën në sallën e numërimit, për të nisur procesi. Ende numërimi nuk ka nisur për arsye se mungojnë numëruesit qe cakton Partia Demokratike.

Grupet e numërimit përbëhen nga:
-2 anëtarë PS
-1 anëtar PD
-1 anëtar PL

Tashmë gjëja e vetme që ka mbetur është leximi i vullnetit të qytetarëve kuksianë, të cilët janë shprehur këtë të diel me votë për dy konkurrentët Albert Halilaj nga PS dhe Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat