Ditmir Bushati: Qeveria shqiptare duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Shqipëria

Ditmir Bushati: Qeveria shqiptare duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 07:20
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u tregua kritik lidhur me qëndrimin e Tiranës zyrtare ndaj Kosovës.

Në emisionin Now në Euronews Albania Bushati bëri thirrje që qeveria shqiptare ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës.

“Janë dy komponentë shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme; historinë dhe gjeografinë.

Në aspektin historik kam insistuar dhe insistoj me sa kam mundësi që ne duhet ta shohim, si Tiranë zyrtare, Serbinë me sytë e Kosovës, me sytë e shqiptarëve që kanë jetuar në ish-Jugosllavi dhe procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nuk ka pse të përfshijë Shqipërinë.

Për Shqipërinë është e rëndësishme avancimi i të drejtave të shqiptarëve kudo ku shkojnë dhe perspektiva euroatlantike e rajonit”, tha Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat