Goditën me grushte dhe thikë një 33-vjeçar, arrestohen dy vëllezërit në Vlorë

Shqipëria

Goditën me grushte dhe thikë një 33-vjeçar, arrestohen dy vëllezërit në Vlorë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë arrestuar pasi goditën me grushte dhe thikë një 33-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta në qytetin e Vlorës.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit për një konflikt mes disa personave në lagjen “Partizani”, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Si rezultat janë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, dy vëllezërit L. M., 25 vjeç dhe G. M., 25 vjeç..  Ndërkohë, i lënduari me inicialet O. R. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat