Policia vijon kontrollet e rrepta në akset rrugore, 17 arrestime dhe qindra ndëshkime të tjera për shkeljen e rregullave

Shqipëria

Policia vijon kontrollet e rrepta në akset rrugore, 17 arrestime dhe qindra ndëshkime të tjera për shkeljen e rregullave

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 13:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Sipas njoftimit të tyre gjatë javës që lamë pas, 17 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po ashtu 305 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit, ndërsa janë bllokuar 10 automjete, për detyrime të pashlyera ose mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫️Gjatë javës që lamë pas, 17 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 438 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

▫️351 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

▫️305 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

▫️Janë vendosur 249 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

▫️Janë bllokuar 10 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat