Fajësia e McGonigal, Meta: Pas lobimit të tij u dogjën mandatet, u bllokua reforma në drejtësi dhe u bojkotuan zgjedhjet lokale

Shqipëria

Fajësia e McGonigal, Meta: Pas lobimit të tij u dogjën mandatet, u bllokua reforma në drejtësi dhe u bojkotuan zgjedhjet lokale

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 08:59
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi dje në një media situatën poltike në vend dhe jovetëm. Meta u pyet ndër të tjera edhe për çështjen McGonigal. Ky i fundit pranoi fajësinë përpara gjykatës për sa i përket dosjes shqiptare, duke pranuar se kishte marrë para për të dëmtuar opozitën shqiptare në favor të kryeministrit Rama.

Por për Metën tani përgjegjësia i takon drejtësisë shqiptare, të zbardhi për publikun se çfarë veprimtarie ka kryer McGonigal në Shqipëri.

 “Hetimi për përgjegjësinë e palës shqiptare i takon drejtësisë shqiptare duhet të komunikojë me drejtësinë amerikane dhe duhet të ketë një raport të qartë për publikun se çfarë ka bërë. Kur bëhet fjala për një zyrtar shumë të lartë se ka arritur të sigurojë përfitim ku ai ka marrë favore, ka ndërhyrë për favore pasi është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë. Dihet që këto ishin shkelje të qarta të etikës së pozicionit të detyrës që kishte zyrtari amerikan”, deklaroi ai.

Më tej Meta theksoi janë edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare që janë takuar me McGonigal, të cilët kanë lidhje me kryeministrin Rama.

Sipas tij, pas lobimit të McGonigal janë marrë disa vendime të rëndësishme si djegia e mandateve, bllokimi i reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale.

“Zoti Rama i ka kërkuar zotit McGonigal këto shërbime për të nxitur goditje ndaj gjithë figurave kundërshtare është e qartë. Pas këtyre goditjeve ka nxitur një hetim për lobistin e PD-së për zgjedhjet e vitit 2017. Janë edhe zyrtarë të tjerë, kanë zhvilluar takime me  McGonigal që kanë qenë të lidhur me kryeministrin në zbatim të një axhende përçarëse ndaj opozitës. Nuk e di se për çfarë duhet kërkuar falje. Disa nga vendimet më të rëndësishme janë marrë pas lobimit të Mc Gonigal. Djegien e mandateve, bllokimin e reformës në drejtësi, që Rama të kontrollonte sistemin dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale”, deklaroi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat