Ekzekutimi i 37-vjeçarit në Sukth/ Dyshohet për vrasje me pagesë, dy pistat e hetimit

Shqipëria

Ekzekutimi i 37-vjeçarit në Sukth/ Dyshohet për vrasje me pagesë, dy pistat e hetimit

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Policia dhe prokuroria e Durrësit vijojnë hetimet në lidhje me vrasjen e 37-vjecarit, Fatjon Dervishi alias Toni Margen. Grupi hetimit ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe po kontrollojnë pamjet filmike.

Të 7 personat e shoqëruar janë lënë sërish të lirë, ndërsa grupi hetimit ka ngritur dy pista hetimi: prishja e pazareve të drogës, pasi viktima ishte përfshirë në grupe kriminale që veprojnë në trafikimin e kokainës në Holandë, si dhe hakmarrje për shkak të vellait të tij, i cili akuzohet për zhdukjen e një personi në Spanje si dhe disa krime të tjera që ka marrë pjesë.

Sipas hetuesve, mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, të cilët kanë qenë shumë të saktë, pasi kanë qëlluar vetëm objektivin dhe personi që e shoqëronte s’ka marrë asnjë lëndim.

Prokuroria e Durrësit do të kërkojë bashkëpunimin e homologëve holandezë dhe atyre spanjollë për të hedhur më tepër dritë mbi këtë atentat ku mbeti i vdekur 37 vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat