“Basha ka fituar gjithmonë duke humbur”, deputeti i PD reagon pas përjashtimit

Shqipëria

“Basha ka fituar gjithmonë duke humbur”, deputeti i PD reagon pas përjashtimit

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 13:50
Deputeti i PD-së Asllan Dogjani

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani ka reaguar pas zyrtarizmit të shkarkimit të tij nga Kryesia e PD-së.

Në një komunikim me mesazh me gazetarin Osman Stafa, Dogjani reagon me ironi për vendimin, duke thënë se Basha duhet injoruar.

“Nuk dua t’i jap rëndësi Bashës. Ai duhet injoruar. Basha ka fituar gjithmonë duke humbur. I ka dalë tepër, 7X7 baras 42 për të”, deklaroi Dogjani.

Ai është mes 11 deputetëve të cilët janë përjashtuar nga PD si mbështetës të Berishës, teksa lista me emrat e deputetëve të grupit parlamentar i ka shkuar Kuvendit dy ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat