“Në 36 orë, 3 të vrarë dhe 5 të plagosur”, Peka: Pasqyra e ftohtë e krimit që ka pllakosur territorin

Shqipëria

“Në 36 orë, 3 të vrarë dhe 5 të plagosur”, Peka: Pasqyra e ftohtë e krimit që ka pllakosur territorin

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 14:07
Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë së Berishës, Avenir Peka

Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë së Berishës, Avenir Peka ka bërë sot bilancin e kronikës së zezë të dy ditëve, teksa ka akuzuar ministrin e Brendshëm Taulant Balla se ka ardhur në detyrë si koordinator i përgjithshëm i krimit,-për t’i ushqyer këto lidhje dhe jo për t’i shkatërruar ato.

Peka tha se 3 të vrarë dhe 5 të plagosur në 36 orë, në Koplik, Dukagjin, Rrëshen e Durrës, janë pasqyra e ftohtë e krimit që ka pllakosur territorin.

“Këmbimi i Bledi Çuçit me Taulant Ballën nuk ka ndryshuar asgjë për rendin, sigurinë dhe qetësinë publike në Republikën e Shqipërisë. Për faktin se ka qenë vetëm një ndërrim emrash, aspak shkëputje e lidhjeve të krimit me shtetin në pushtetin e Edi Ramës.

Pasqyra e kronikës së zezë të 36 orëve të fundit e dëshmon këtë më qartë se çdo denoncim i opozitës apo fjalim krenarist i qeverisë për suksese imagjinare në luftën kundër krimit.

3 të vrarë dhe 5 të plagosur në 36 orë, në Koplik, Dukagjin, Rrëshen e Durrës, janë pasqyra e ftohtë e krimit që ka pllakosur territorin.

Këto 3 të vrarë e çojnë në 21 numrin e viktimave gjatë vitit 2023”, deklaroi Peka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat