Zbulimi i grupit të vrasësve me pagesë të drejtuar nga Laert Haxhiu, vjen reagimi i parë i avokatit të tij

Shqipëria

Zbulimi i grupit të vrasësve me pagesë të drejtuar nga Laert Haxhiu, vjen reagimi i parë i avokatit të tij

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 00:52
Laert Haxhiu

Avokati i Laert Haxhiut ka reaguar lidhur me pretendimet e Policisë për zbërthimin e një grupi kriminal të vrasësve me pagesë të drejtuar nga klienti i tij. 

Përmes një mesazhi në studion e emisionit “Open” në News 24, ai ka thënë se nuk mund të konfirmohen për tre ditë thëniet e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit.

 Avokati i Haxhiut shkruan gjithashtu se nuk mundet që të hapet një sagë vrasjesh seri nëse nuk flet gjykata.

“Thëniet e Tafanit nuk konfirmohen për tre ditë, nuk duhet të hapet një sagë vrasjesh në seri pa folur gjykata”, ka shkruar avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat